Statuti i Shoqatës

Themelimi i Shoqatës

Shoqata ILIRIA është inicuar dhe themeluar me 08.02.2014 në Bern nga një grup i gjërë kultivuesish të denjë me vlera të larta sportive dhe morale të Kultivuesve.
Qëllimi i shoqates ILIRIA është që ta kultivojë dhe ta ruaj pëllumbin akrobatik te Kosovës, Anëtaret e shoqates njekohesisht mirren edhe me kultivimin e Gjyljes kosovare si dhe pëllumbave percjelles lartfluturues.
Selia e shoqates ështe gjithmone aty ku vendos udhëheqsia e shoqatës e zgjedhur ne mënyre demokratike dhe transparente.
Shoqata është themeluar ne baza sportive dhe si e tillë nuk është shoqatë politike,fetare dhe as humanitare, por është Shoqatë sportive e cila i detikohet pëllumbave akrobatik te Kosoves (të quajtur edhe Dynek).

Qëllimi i Themelimit

Shoqata ILIRIA është e formuar si shoqëri kolektive dhe ka për qëllim,që në gjirin e saj ti ofrojë te gjithë kultivuesit e mirefilltë të cilët me pasion e kultivojne pëllumbin akrobatik te Kosovës,Shoqata gjithmone përpiqet qe ta zgjëroje rrjetin e kultivuesve në të gjithe Zvicrën, që ta avansoje sa me shum pëllumbin akrobatik te kosovës.
Shoqata ka për qëllim të prezantoje edhe vlerat dhe cilësite e rrotullimit te keti pëllumbi autokton te Kosovës.
Shoqata përpiqet që t`i përparoje cilesite pozitive te pellumbit dhe ti zvogelojë apo eliminoje ato negative.
Shoqata ka për qëllim që pasionuesit e pëllumbave akrobatik te kosovës t`i merr afër vetes dhe ti angazhoje maksimalisht në sportin e pëllumbave shumë te popullarizuar ne Zvicër.

Detyrat e Shoqatës

Shoqata ILIRIA ka për qëllim përfshierjen dhe mundesimin e të gjithe të interesuarve ne Zvicër per kultivimin e pëllumbave akrobatik te kosovës. Mbrojtjen dhe shumimin e pëllumbave akrobatik te Kosovës. Këshillimet dhe konsultimet e kultivuesve te rinjë dhe atyre në pergjithësi Mbrojtjen e standarteve te pëllumbave akrobatik te Kosovës. Mbrojtjen me kembenkulësi te vlerave te pëllumbit akrobati te Kosoves Organizimin dhe mbajtjen e Garave me pëllumba akrobatike te Kosovës Prezantimin e cilesive rrotulluese të pëllumbit akrobatik te Kosovës Ekspozimin e pëllumbave akrobatik te Kosovs neëpër ekspozitat zvicërane Avancimin dhe radhitjen e pëllumbit akrobatik te Kosovës ne radhet e pëllumbave më të popularizuar ne botë. Trajnimin dhe avancimin e arbitërve vlerësues. Projektimin e kurseve të ndryshme lidhur me pëllumbat e Kosovës. Organizimin e Tryezave te ndryshme lidhur me pëllumbat e Kosovës. Njohja dhe respektimi i shoqatave tjera dhe në paraqitje nevoje bashkpunim të mirfilltë. Mbrojtja e interesave të shoqates dhe anëtareve ne pergjithesi Zbatimi i rregullave të Agjencionit për mbrojtjen e Shpezëve (Tiershutz)

Organet Drejtuese të Shoqatës

Organet drejtuese të Shoqatës Udheheqin me Shoqatën dhe perfaqesojnë atë brenda dhe jashtë shoqatës.
Përbërja e udheheqësise është prej 5 anëtarëve në përbërje me sa vijonë:

  1. Presidenti i Shoqatës
  2. Zevendespresidenti i Shoqatës
  3. Sekretari i Shoqatës
  4. Arkatari i Shoqatës
  5. Koordinatori i Shoqatës

Ndërsa për Organizimin dhe mbarvajtjen e Garave dhe zbatimin e rregulloreve,ne kuadër të shoqatës veprojnë edhe:

  1. Kryetari për emërimin e komisionit Vlerësues
  2. Komisioni diciplinor me kryetar dhe 4 anëtarë të tjerë.

Detyrat dhe Përgjësite e anëtarëve të Udhëheqësise

Presidenti i Shoqatës bartë Përgjesite për funksionimin e mirëfilltë të Shoqatës.Ai e drejton Shoqatën në mëyrë të drejtë dhe transparente,duke pasë edhe fuqi ekzekutive gjithmonë në konsultime proporcionale me anëtaret tjerë të udhëheqësise.
Presidenti është i obliguar që t`i thërras mbledhjet 4 herë në vit dhe kuvendin sipas nevojës njekohesisht ai duhet t`i drejtoj ato sipas Rregulloreve dhe Statutit te Shoqatës.
Presidenti është kompetent për nënshkrimin e çdo marrëveshje,pranimin e anëtarëve të rinjë ,miratimin e bugjetit etj.në të kundërtën nuk llogariten si valide.

Zëvendëspreidenti ne raste mungese të arësyeshme të Presidentit atij i kalojnë te gjitha kompetencat e Presidentit ku i njejti duhet t`i kryejë me përgjegjësi.Gjithashtu,ai duhet të jetë gjithmonë aktiv,i informuar dhe në dispozicion te Presidentit në rast paraqitje të nevojës.

Sekretari mbanë përgjegjësine për të gjitha proqesverbalet dhe punet administrative të Shoqatës, gjithashtu ka për detyrë që ta organizoje proçesin dhe mbarvajtjen e zgjedhjeve si dhe ta përgadise raportin vjetor dhe ta prezantojë atë në mbledhjen vjetore të Legjislativit.

Arkatari është i obliguar ta menagjojë arken e të hyrave dhe shpenzimet e Shoqatës, njekohësisht luan edhe rolin e inkasantit duke mledhur mjetet që paguhen nga anëtarët për anëtarësi.Arkatari duhet raportuar dhe informuar Udhëheqësine për gjendjen në çdo mbledhje te Udhëheqësise.Gjithashtu,ai mbanë përgjegjësine që ta hartoje Bugjetin dhe të jetë i gatshëm për ta bër doreëzim-pranimin në vitin pasues.

Koordinatori i shoqatës ka për detyrë koordinimin e punëve mbrenda dhe jashtë shoqatës në çdo kohë që atij i kërkohet, gjithashtu ai mbanë përgjegjësine për mardhënje me publikun dhe mediat qofshin ato te shkruara apo elektronike.dhe shërben edhe si zëdhënës i Shoqatës.
Në të njejtën kohë ai është i detyruar që para çdo publikimi te çfardo lloji i, cili bëhet në media elektronike ,të shkruara apo rrjete sociale që të merr leje dhe të konsultohet me udhëheqësine e shoqatës.

Kryetari i Komisionit Vlerësues ka për detyrë që pas paraqitjeve të garave nga anëtaret e shoqatës, ai i lajmeron përmes SMSit dhe publikimit në web-faqe të gjithe anëtarët me status të rregullt në shoqatë duke precizua daten dhe oren e mbajtjes së garës.Para fillimit të garës ai bënë përzgjedhjen e Arbitërve ne vend ngjarje dhe njëkohësisht udheqë garen. Ditari i garave gjithashtu është në përgjegsinë e Kryetarit të komisionit vlerësues.

Përgaditja e zgjedhjeve

Sekretari i Shoqatës është i obliguar që për personat e propozuar për udhëheqësinë e Shoqatës,paraqitjejt e tyre ti përgadise në fletvotimet me emer dhe mbiemer 3 herë per qdo personë.Pas hedhjes së votave në kutinë e votimit, ku të drejte vote kanë vetëm anëtarët me status të rregullt në shoqatë.Kryesia aktuale numeronë votat dhe shpallë fituesit,dhe i dorëzon zyrtarisht postet dhe materialet tjera te shoqatës, duke perfshirë edhe bugjetin.
Në rast kur kandidatet kanë numër te njejtë të votave votohen ne raundin e dytë.

Kandidimi dhe Zgjedhja e Udhëheqësisë

Udhëheqësia në kushte normale zgjidhet çdo vit kalendarik, pëkatesisht më së voni deri ne fund te muajit Janar.Kryesia zgjidhet me vota te fshehura ku çdo person mund të propozohet nga anetaresia e shoqatës apo vetpropozohet për postet e caktuara me shkrim prej 1 Nentorit e deri me 15 Dhjetorë, çdo shkresë tjeter jashte ketyre datave konsiderohet e pavlefshme dhe nuk mirret parasyshe.Propozimet duhet ti ketë në dorë Sekretari i Shoqatës me se voni deri më 15 Dhjetor për çdo vit kalendarik.

Secili anëtarë i Udhëheqësise së shoqatës ka të drejtë rikandidimi për postet e caktuara,po ju ndalohet ushtrimi i detyrës i te njejtit post me shume se tri mandate të njëpasnjëshme.dhe nuk mund te udhëheqë me dy poste në të njejtën kohë.

Anëtarësia e rregullt

Të gjithë kultivuesit e pëllumbave akrobatik te Kosovës, pa dallim kombësie,përkatesie fetare gjinie,race apo rgjioni nga ata vinë, mund të jenë anëtarë me status të rregullt në shoqatën ILIRIA.pasi ata të jenë pranuar nga kryesia e shoqatës dhe ju nënshtrohen të gjitha dispozitave të rregulloreve dhe statutit te shoqatës.

Të Drejtat e Anëtarëve të Shoqatës

Të gjithë anëtarët e shoqatës duhet t`i gezojneë të njetat të drejta dhe të trajtohen njesoj pa pasur parasysh funksionin në shoqatë.çdo diskriminim apo konsiderim ndryshe nga të tjerët nuk është i lejuar dhe si i tillë ndëshkohet.

Shpallja Anëtar Nderi

Anëtar nderi i shoqatës mund të shpallen ata persona të cilët propozohen nga anëtarësia e shoqatës dhe jane te njohur për kontributet e tyre në kuadër të shoqatës.

Simpatizantët e Shoqatës

Simpatizantë të shoqatës mund të jenë të gjithë ata të cilët në qfardo mënyre e ndihmojnë shoqatën dhe i përcjellin aktivitetet e shoqatës në mënyre shoqërore.duke mos pasur të drejtë përgjegjësie në shoqatë dhe pa të drejtë vote.

Standartet për mbajtjen e Pëllumbave

çdo anëtar i shoqatës si kultivues pëllumbash është i obliguar që pëllumbat t`i mbajë sipas rregullave dhe ligjeve te parapara nga Agjencioni për mbrojtjen e kafshëve në Zvicer (Tierschutz).Përndryshe, udhëheqësia merr masat e duhura për mbrojtjen e pëllumbave.duke ja tërhjekur vërejtjen apo në raste ekstreme duke aktivizuar edhe Agjencioni për mbrojtjen e kafshëve (Tiershutz).

Hapja dhe Mbyllja e Sezonit Garues

Sezoni Garues Shpallet i hapur apo i mbyllur nga udhëheqësia e shoqatës, përkatësisht nga presidenti i shoqatës.duke e njoftuar anëtarësine e gjërë me shkrim apo përmes postës elektronike.duke postuar ne Web-Faqe.

Zhvillimi i Gararave

Garat gjatë sezonit garuës zhvillohen në kuadër të shoqatës.Në rast kur udhëheqësia vendos çë kolektivi i shoqatës të garojë edhe në nivel tjetër, atëherë anëtarëve të shoqatës ju ipet e drejta që të garojnë.Rezultatet e arritura në nivele tjera jane valide edhe në Shoqatë.
çdo anëtar vendos individualisht nëse deshiron te garoje edhe jashtë nivelit të shoqatës,duke mos ju mohuar e drejeta për gara në nivel shoqatë.

Shpallja e 5 Vendeve të para dhe ndarja e Shperblimeve

Fituesit Shpallen nga udhëheqësia e shoqatës pasi të jenë verifikuar të gjitha fletëvlerësimet dhe shënimet në ditarin e garave ,duke u kualifikuar ne rangun e parë deri në të pestin,fituesit e këtyre rangjeve shpërblehen me sa vijon:

  1. Vendi i I Trofe,Diplomë dhe Trofeu tradicional
  2. Vendi i II Trofe ,Medalje dhe Mirenjohje
  3. Vendi i III Trofe dhe Medalje
  4. Vendi i IV Mirenjohje
  5. Vendi i V Mirenjohje

Trofetë duhet të dallojnë nga madhësia dhe duhet të identifikohen me vit kalendarik si dhe me emrin dhe mbiemrin e fituesit.
Të gjitha shpenzimet për blerjen dhe prëgaditjen e shpërblimeve i mbulon bugjeti vjetorë i shoqatës.

Bugjeti i Shoqatës

Bugjeti i shoqatës është pjesë materiale,e cila përfshinë paguarjen e anëtarësise nga anëtarët e rregullt të shoqatës.Gjithashtu mjetet e sponzoruara nga çfarëdo sponzorues bëjnë pjesë në bugjet të shoqatës. Ne raste të caktuara udhëheqësia e shoqatës ka të drejtë që t`i shpenzon deri në 500 Fr.në të kunderten duhet të pasojë mbledhja urgjente e udhëheqësise.. Për çdo fundevit udhëheqësia e shoqatës e diskuton bugjetin dhe i ben përgatitjet e duhura për dorezim-pranimin nga pasuesit per vitin në vijim. Bugjeti i shoqatës pranohet dhe miratohet nga udhëheqësia e re për qdo vite kalendarike. Shoqata mund të ketë edhe një fond rezervë i cili menagjohet nga udhëheqësia e shoqatës.

Ndryshimet në Rregullore

Ndryshimet e çdo Pike të Rregulloreve mund të behen vëtem atëherë kur ta miraton legjislativi i shoqatës përkatesisht ¾ e legjislativit

Delegacioni

Udhëheqësia e shoqatës sipas nevojës cakton 1-3 delegat për ta përfaqësuar shoqatën në Federatën Zvicërane dhe në çdo Tryezë apo mbledhje.Të njejtit delegatë janë të obliguar detyrimisht që asnjëherë mos t`i tejkalojnë kompetencat e tyre të caktuara me rregullore dhe t`i mbrojnë në menyrë të denjë interesat e shoqatës.

Mbrojtja e Statutit dhe Rregulloreve

Shoqata funksionon si e pavarur dhe nuk është pronë apo biznis i askujt dhe si e tillë është në shërbim të kultivuesve të mirfilltë pa ambicie personale apo grupore.Tentimet per ndonjë keqpërdorim,ndarje apo çfarëdo cenim tjetër janë të ndaluara dhe nuk mund të realizohen.Shoqata është pronë e atyre që në perpikeri ju nënshtrohen dispozitave të statutit dhe rregulloreve. Statuti dhe rregulloret e shoqatës mbrohen me ligj nga libri STGB duke përfshirë edhe institucionet më të larta ligjore të shtetit Zvicëran. Shoqata si e tillë është unike dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet në njësi, por do të shërbejë te gjithë atyre të cilët ju nështrohen dispozitave te rregulloreve dhe statutit qoftë edhe nje anëtari të vetëm. Në raste mosmarrveshjeje për përkatesine e shoqatës dhe Web-Faqes atëherë kur të paraqitet nevoja vendosin organet e drejtësise dhe ligjet zvicërane pasi që mbrojtësit e rregulloreve dhe statutit të kenë paraqitur lëndën tek gjygjësori.