Rregullore e Përgjithshme

Neni 1

Rregulloreja është e punuar dhe e përpiluar në kuader të ShoqatësILIRIA“ dhe i dedikohet Pëllumbave Akrobatik të Kosovës.
Të gjithë Anëtaret e Shoqatës „ILIRIA“ me statusë të rregullt, pa dallim funksioni në Shoqatë, janë të obliguar detyrimisht që t`i nënshtrohen dhe t`i respektojnë në përpikeri Dispozitat e kësaj Rregullore.

Neni 2

Trajtimi i anëtarëve në Shoqatë:

1. Të gjithë Anëtarët e Shoqatës, përfshire edhe ata në Udhëheqësine e shoqatës, kanë të drejta dhe detyrime të barabarta dhe detyrimisht duhet të trajtohen njësoj pa marrë per Bazë Nacionalitetin,gjininë,Ngjyrën ,përkatesine Fetare apo Regjionin ku ata jetojnë.
Të gjithë Anëtarët e Shoqatës janë të barabartë në Ushtrimin e të drejtës së votimit për zgjedhjen e Strukturave drejtuese të Shoqatës.

Neni 3

Obligimet finansiare ndaj Shoqatës

1. Për anëtarët me status të rregullt në Shoqatë të gjitha obligimet ndaj Shoqatës duhet të kryhen më së voni deri në fund të muajit Mars,vetëm në qoftë se ka arsyetime të argumentuara, atëherë mund të bëhen lëshime, në të kundërtën mirren masa konform rregullores.

2. Për vonesat e mos kryerjes së obligimit ndaj shoqatës pas muajit Mars anëtarët janë të detyruar që për çdo muaj skadues të paguajnë 10 Fr. shtesë.

Neni 4

Pranimi dhe respektimi i Vendimeve

1 Të gjithë atyre, të cilëve ju pranohet statusi i rregullt i anëtarit, janë të obliguar detyrimisht që t`i pranojnë vendimet e udhëheqësisi së shoqatës pasi ato janë marre konform rregullores ,në të kundërtën mënyra e vetme është ushtrimi i së drejtës së ankesës.

Neni 5

Rregullat për Pellumbat Garues:

1. Të gjithë Pëllumbat duhet të jenë të pajisur me Unaza të lexueshme.

2. Unazat nuk duhet të jenë më të Gjëra se 7mm dhe duhet të kenë numër rëndorë.

3. Pëllumbat domosdoshmërisht duhet të mbajnë një Unazë të Shoqatës përkatësisht Unazë të Federatës zvicërane,duke ju lejuar edhe një Unaze e dytë me Emer dhe numër personal të kultivuesit.

4. Pëllumbat e paraparë për garë mund të lëshohen për fluturim në menyrë individuale ose në shoqërim të 1 apo 2 pëllumbave të tjerë të çfardo race ,të cilët shërbejnë vetëm për përcjelljen e Pëllumbit garues dhe ngritjen e tij në lartesinë e duhur.Por,në asnjë mënyrë nuk guxojnë të lëshohen për fluturim dy Pëllumba garues në të njejtën kohë.

5. Për çdo Pëllumb garues janë të obliguara 50m gjatësi rrotullimi për ta kaluar Garën.

6. Gjatësia e rrotullimit matet që nga ai moment kur pëllumbi në shenjë të garuesit fillon të rrotullohet,ose fillon të rrotullohet edhe vetevetiu.

7. çdo Pëllumb i cili i arrin 50m ose me shumë gjatesi rrotullimi duhet të shënohet në Ditarin e Garave dhe të vlerësohet kualiteti i rrotullimit 1 deri ne 3 si në Tabelë.

Regeln für die Wettbewerbstauben
123
Rrotillim Shembullorë Rrotullim i mirë Rrotullim Kalues
Nota e vlerësimit 3 Nota e vlëresimit 2 Nota e vlerësimit 3
  • Me këto 3 kategori dhe 3 nota vlerësimi përfshihen dhe vlerësohen 4 lloje me të shpeshta rrotullimi të paraqitura të pëllumbat rrotullues :
  • Rrotullimi në formë Topi
  • Rrotullimi në formë koni
  • Rrotullimi në Formë Spiraleje
  • Rrotullimi në formë Disku apo (Pijate)

8. Pëllumbi garues duhet t`i takoje vet Garuesit dhe nuk guxon të jetë i huazuar vetëm per Garë.

9. Pëllumbat të cilët kanë garuar dhe janë evidentuar në Ditarin e garave nuk guxojnë të garojnë në emer të ndonjë individi tjetër.

10. Pëllumbat garues brenda një sezoni nuk guxojnë të konkurojnë edhe nëpër Shoqata të tjera dhe anasjelltas.

11. Pëllumbat e blerë P.sh. në Kosovë apo edhe këtu ne Zvicër duhet te lajmërohen te Kryesia me Nr. Të Unazes dhe Ngjyrë ; së paku 6 javë para mbajtjes së Garës.

12. Për të gjithë Pëllumbat që nuk e kalojnë Garën, Garuesi është i detyruar të presë 3 Javë deri në paraqitjen e Garës tjetër për të njejtin Pëllumb.

13. Pëllumbave garues të cilët nuk e kalojne garën ju lejohet të marrin pjesë në gara 3 herë në Vit.

14. Garuesi është i detyruar ti pastrojë Unazat e Pëllumbave garues që të jenë të lexueshme.

15. Garuesi duhet të pres deri sa kryteari i komisionit vlerësues ta verifikojë Unazën dhe të konstatojë se mund të fillon Gara ; gjë kjo që duhet të përsëritet për çdo fluturim dhe për çdo pëllumb.

16. Për çdo Pëllumb garues fluturimi konsiderohet si i përfunduar, pasi që Pëllumbi ka bërë tre rrathë dhe ndalet në Tokë apo çfardo lloj Objekti tjetër.

17. Garuesit e gëzojne të drejtën e lëshimit të Pëllumbave të tyre edhe larg Kotecit, por me përcjelljen e një anëtari të kryesisë dhe me kusht dukshmërie.

18. Pëllumbat garues nuk mund të vlerësohen nga komisioni vlerësues në qoftë se rrotullohen më larg se 150m largësi vije ajrore nga Koteci i Pëllumbave.

19. çdo Pëllumb garues gëzon të drejtën e fluturimit 3 herë për një garë.Gjithashtu duhet të respektohet koha e fluturimeve si:30 min.për fluturimin e parë dhe nga 30min.për të dytin dhe të tretin.

20. Nëse Garuesi paraqet vetëm një Pëllumb për Garë dhe i njejti rrëmbehet nga Shpendët grabitqarë,atëherë Garuesi gëzon të drejtën të garoj me një Pëllumb tjetër,të cilin nuk e ka paraqitur më herët.Kjo vlen vetëm për Pëllumbat që posedojnë Unazën e Shoqatës por jo edhe me Unaza të tjera.

21. Komisioni vlerësues është i detyruar që për vlerësim ta marre për bazë rrotullimin më të gjatë dhe më të mirë nga të tria fluturimet.

22. Garuesit mund të vendosin vet se a dëshirojne ti shfrytëzojne të tria fluturimet.

23. çdo Pëllumb garues tek të cili komisioni vlerësues vërteton se ai Pëllumb posedon Unazë të dyshimtë ose të falsifikuar nuk mund të merr pjesë në gara.Njëkohesisht ndaj garuesit mund të mirren masa ndëshkuese.

24. Gara mund të konsiderohet si e përfunduar vetëm atëhere kur Garuesi deklarohet për mbylljen e Garës, duke pas parasysh minutazhin e caktuar për fluturime.

Neni 6

Garat Valide dhe të njohura nga Shoqata “ILIRIA”

1. Garat zhvillohen çdo vit kalendarik në Sezonin garues,i cili sezon fillon që nga vikendi i parë i muajit Mars dhe mbaron në vikendin e dytë të muajit Dhjetor.

2. Garat e mbajtura mund të jene valide vetëm atëherë kur të njejtat organizohen nga Shoqata ” ILIRIA” respektivisht nga Komisioni qëndror për organizimin dhe mbarevajtjen e Garave në kuader të Shoqatës “ILIRIA”.

3. çfarëdo lloj Gare tjetër, e organizuar në qfarëdo lloj mënyre, vlerësohet si jo valide dhe jo legjitime.Kështu që,në asnjë mënyrë nuk çertifikohet nga Shoqata “ILIRIA” dhe si e tillë është inegzistuese për shoqatën “ILIRIA”.

Neni 7

Ditët për mbajtjen e Garave

1. Për pamundesi për pjesmarrje në gara të anëtarve të Shoqatës gjatë ditëve të punës (nga e Hena e deri të Premten) garat mund të zhvillohen vetëm në vikende nga muaji Mars e deri në muajin Dhjetor.

2. Për arsye të shtrirjes gjeografike të Anëtarësise nuk mund të organizohen dy gara në të njejtën ditë,në qoftë se garuesit qëndrojne më largë se 40 km.

Neni 8

Paraqitja e Garës nga Garuesi:

1. Të drejtë për Garë ka secili anëtar i shoqatës, i cili kundrejt dispozitave të statutit i përmbushë të gjitha obligimet ndaj Shoqatës dhe gëzon statusin si anëtar i rregullt në shoqatë.

2. Garuesi mund ta paraqesë Garën te Kryetari i komisionit vlerësues me shkrim ose përmes Telefonit me një afat kohor prej 2 ditësh para mbajtjes së Garës, në mënyre që të mos pengohet lajmerimi i Garave nga anëtarët e tjerë dhe është i detyruar t`i bëjë të njohura te Kryetari Pëllumbat garues deri në 6 Pëllumba me Nr. të Unazave .

3. Në raste të veqanta vendos Kryesia në vend ngjarje apo sipas situates.

Neni 9

Përcaktimi i Arbitërve

1. Kryetari i komisionit vlerësues përcakton arbitër vlerësues të cilët duhet të jenë në gjendje të mire shëndetësore dhe të marrin përgjegjësi të plote në vlerësim.

2. Persona tek të cilët konstatohet se janë në ndikim të alkoholit,medikamenteve,drogerave te ndryshme apo mjeteve inhaluese nuk guxojnë të përcaktohen si arbitër vlerësues.

3. Nëse një Arbiter vlerësues me apo pa vetëdije, më qëllim apo pa qëllim nuk vlerëson sipas rregullave 3 herë radhazi, ai arbitër duhet të zëvendësohet me një arbitër tjetër dhe me përgjegjësi.

Neni 10

Mbarëvajtja e Garës :

1.Garuesi është i obliguar që pas lajmërimit të garës për Komisionin vlerësues të sigurojë një Teren pa pengesa dhe të mire per vlerësim.

2. Për çdo Garë Kryetari i Komisionit vlerësues i cakton nga 3 Arbitër vlerësues dhe nje ndihmës me dylbi matëse.Arbitër, këta të cilët i njohin mirë pëllumbat rrotullues dhe kanë përvoje në këtë lami,gjithashtu edhe kan treguar korrektësi dhe sinqeritet në Shoqatë.

3. Në rastë mungese të Kryetarit të Komisionit vlerësues,përgjegjësia kalon te Kryetari i Shoqatës, i cili mund ta udhëheqë garën apo të emërojë një zëvëndësues nga kryesia e Shoqatës.

4. Arbitërit duhet të vendosen në vende, prej të cilave në qdo kohë kanë kontrollë të fluturimit të Pellumbit dhe në të njejtën kohë nuk e pengojnë garuesin që ta zhvillojë garën normalisht.

5. Angazhimet e Arbitërve për vlerësime bëhen në baza vullnetare dhe pa pagesë.(asjnë Anëtar i angazhuar për vlerësime nuk mund të kërkoj kompenzime për shërbimet e tijë si arbitër vlerësues).

6. Nëse Arbitri i përcaktuar nuk është i gatshëm ta bëjë vlerësimin, ai është i detyruar që ta njoftojë Kryetarin e komisionit vlerësues ende pa filluar gara, në mënyre që, i njejti të zëvendësohet më një arbitër tjeter.

7. çdo vlerësim duhet të shënohet në Fletëvlerësimet e Shoqatës .

8. Në raste të veqanta si P.sh. mungesa e matesit me Dylbi, Pëllumbat mund të vlerësohen edhe me sy të lirë.

9. Diferenca e vlerësimit të gjatësisë së rrotullimit të pëllumbit ndërmjet Arbitërve është max.15m.çdo tejkalim i kësaj gjatësie vlerësimi mes Arbitërve, llogaritet si jo valid dhe nuk mirret parasysh në nxjerrjen e rezultatit përfundimtar.

10. çdo Arbitër vlerësues e bën vlerësimin e tij në mënyre individuale dhe në asnjë mënyre konsulte deri sa ai ta shënon vleësimin e tijë në Fletvlerësime. dhe është i detyruar ta respektojë largesinë ndërmjet arbitërve të caktuar nga kryetari i komisionit vlerësues.Gjithashtu ata duhet të qëndrojnë në vendin e caktuar gjatë gjithë garës, vetëm në rast se garuesi kërkon pushim,atëherë Arbitërit mund të lëvizin në një vend tjetër.Por diskutimet rreth vlerësimeve të tyre janë të ndaluara pasi çdo njëri prej tyre pas përfundimit të Garës është i obliguar të jep sqarime për vlerësimin e tijë.

11. Pëllumbat, të cilët gjat rrotullimit nuk i përmbushin standartet e përcaktuara, të njejtit pëllumba diskualifikohen nga Gara.

12. Për rezultatin përfundimtar mblidhen vlerësimet e 3 Arbitërve dhe të njejtat pjestohen për 3 kështu që nxirret Rezultati përfundimtar.

13. Në qoftë se një Arbitër gjatë vlerësimit të tijë e kalon diferencën prej 15m konsiderohet si i diskualifikuar, kështu që rezultati përfundimtar nxirret vetëm prej dy Arbitërve ;duke i mledhë të dyja vlerësimet dhe të njejtat duke i pjestuar për dy.Ose në rast kur vendos matja me dylbi dhe Arbitërit jane të njejtit mendim.Përndryshe, Kryetari i komisionit vlerësues merr masat e duhura konform rregullores,dhe vendos rezultatin mesatar dhe të Arsyeshëm.

14. Kryesia e Komisionit Vlerësues dhe Kryesia e Shoqatës për raste kontestuese specifike mund të marrin vendime e duhura dhe të arsyeshme. Në rast nevoje edhe në vendin e ngjarjes.

15. Për çdo Garë, Garuesit duhet t`i dorëzohet nga Kryetari i komisionit Vlerësues Formulari, ku garuesit i ipet mundesia ta konfirmojë çdo Vërejtje, Parregullsi apo çdo gjë tjeter qoftë edhe Lavdatë.

16. Pëllumbat Kualitativë të cilët rrotullohen 80 apo më shum metra dhe i bien Tokës, atyre pëllumbave duhet shtuar edhe 10 m shtese,ndërsa për pëllumbat që arrijnë 120 m gjatësi rrotullimi u duhet shtuar edhe 15 m shtesë.

17. Vlerësimi duhet të bëhet sipas standartit.Kur pëllumbi gjat rrotullimit bie në tokë duhet t`i llogariten edhe metrat shtesë.

18. Për arsye transparence të tre Arbitërit pas përfundimit të garës janë të obliguar që në pika të shkurtra para pjesmarrësve ta komentojnë vlerësimin e tyre te berë paraprakisht.

19. Në raste kontestuese dhe shum të veqanta kur paraqiten vështiresi Kryetari i komisionit vlerësues dhe kryesia e Shoqatës “ILIRIA” në qdo rrethanë mund të marrin vendime dhe të percaktojne rezultatin konform rregullores qoftë edhe anulimi i plotë i garës apo dikualifikimi i pëllumbave garues.Njekohësisht të gjithë garuesit apo anëtaret e Shoqatës “ILIRIA” janë të obliguar ti respektojnë keto vendime ,me të drejtë ankese.

20. Gjatë sezonit të Dimrit, në ditën e Garës në, qoftë se toka është e mbuluar me Borë qoftë edhe një shtresë e holle ajo garë nuk mund të zhvillohet.

21. Garuesi është i obliguar që t`i pranojë rezultatet më të larta të arritura në atë Garë me pa mundësi zgjedhje nga të tria vlersimet e mundura.

22. Kryesia e Komisionit vlerësues, Arbitërit dhe të pranishmit janë të detyruar të qëndrojnë në vend ngjarje deri sa Gara të shpallet e përfunduar nga Kryetari i komisionit vlerësues dhe obligohen ti marrin përgjegjësite përkatëse.

Neni 11

Vonesat në Gara

1. Për fillimin dhe zhvillimin e Garave vonesat e pa arsyeshme më shumë se 10 min.nuk janë të lejuara. Garuesi duhet të ketë parasysh këtë gjë gjat paraqitjes së Garës.Vapa,Era, apo kësi lloje arsyetimesh nuk mirren parasyshë.

2. Fillimi i garave mund të shtyhet vetëm në qoftë se pengojnë kushtet klimatike kur ato vërtetohen nga udhëheqësit e garës, apo udhëheqesi i garës verteton rrezikun nga shpendët grabitqarë.

Neni 12

Pengimi i zhvilimit të Garave

1. Për organizimin e garave garuesi mbanë përgjegjësi të plotë.Pengimi i zhvillit normal të garave nga familjarët të afërmit apo qdo kush tjetër nga ana e garuesi është rrepsisht e ndaluar.

2. çdo përpjekje për ta penguar Kryetarin e Komisionit vlerësue edhe arbitërit mund të rezultoj me ndëshkim të rëndë ,sipas rastit edhe me prejashtim të menjëhershëm të garuesit nga shoqata,pa të drejtë ankese.

3. Në raste jo shumë të rënda garuesi, mund të ndëshkohet me ndalim të mos mbajtjes së garave deri në 1 Vit.

Neni 13

Diskualifikimet e Pëllumbave garues :

1. Pëllumbat, të cilët nuk janë në proporcion dhe nuk i plotësojne kriteret e garave ata pëllumba diskualifikohen nga garat.

2. Të metat e mundëshme te pëllumbat garues;

  • Pëllumbi i cili gjat Rrotullimit i hape krahët
  • Pëllumbi i cili rrotullohet në kokë dhe bisht
  • Pëllumbi i cili rrotullohet joqartë
  • Pëllumbi i cili gjatë rrotullimit luhatet dhe krijon përshtypje të keqe
  • Pëllumbi i cili rrotullohet kokë në vete më poshtë se 50m lartësi
  • Pëllumbi i cili rrotullohet jashtë rrezes 150 metërshe.

Neni 14

Paraqitja e Garave për dyfish

1. Garuesit kanë te drejtë t`i paraqesin pëllumbat e tyre edhe për rrotullim të dyfishtë .

2. Pëllumbat të cilët janë vlerësuar 50 deri në 100 m duhet te bëjnë 50m gjatësi rrotullimi shtesë,ndërsa pëllumbat që janë vlerësuar 120m e më shumë, duhet të bejnë 35m gjatësi rrotullimi shtesë.në mënyrë që gjatësia e rrotullimit t`i vlerësohet si e dyfishtë.

3. Në raste dështimi të pëllumbave për arritjen e këtij rezultati garuesi gjobitet me një shumë prej 100 Fr.dhe po të njejtën ditë garuesi duhet ta kryej këtë obligim ndaj Shoqatës “ILIRIA”

Neni 15

Gjobat që mund ti shqiptohen Garuesit :

1. Në qoftë se gjatë zhvillimit të Garës Pëllumbi nuk e arrinë apo kalon gjatësinë e rrotullimit prej 50 metrash.

2. Në qoftë se gjatë zhvillimit të Garës Pëllumbi fluturon dhe rrotullohet jasht rrethit të përcaktuar prej 150m largësi nga koteci.

3. Në qoftë së Pëllumbi nuk është në gjendje të fluturoj dhe i bënë 3 rrathe dhe bie në tokë,apo ndonjë Objektë për 3 herë radhazi.

4. Garuesi mund të gjobitet në qoftë se nga komisioni vlerësues vërtetohen parregullesi si : falsifikime,manipulime,mashtrime etj.

5. Në qoftë së Pëllumbi e kalon Garën dhe garuesi me vetë deshirë nuk dëshiron ta shënoje Ditarin e garave,në ketë mënyre garuesi gjobitet me një shumë prej 200 Fr.për qdo pëllumbë.

6. Në qoftë se dy garues zhvillojnë Garë njëkohesisht prej të njejtit kotec në raste gjobe ata gjobiten veq e veq.

Neni 16

Lirimi i Garuesit nga gjoba

1.Garuesi nuk gjobitet në qoftë se gjat zhvillimit të Garës Pëllumbi pengohet apo frikësohet nga Shpendët grabitqarë.

2. Garuesi nuk gjobitet në qoftë se gjat zhvillimit të garës ndryshojnë kushtet klimatike dhe mund të kenë ndikim negativ në rezultate dhe rrjedhën normale të Garës.

3. Garuesi nuk gjobitet në qoftë se gjat zhvillimit të Garës për arsye të ndryshme ka ndërhyrje të Organeve të rendit apo të Zjarrëfiksëve.

Neni 17

Anulimi i Garës :

1. Garuesi mund ta anulojë Garën 1 ditë para mbajtjes së saj për arsye të ndryshme ose në diten e garave më së voni deri në orën 09 :30 për shkak të kushteve klimatike ose ndonjë rasti të rëndë.Ndërsa, për tjera parregullsi dhe mosrespektim të afatave të përcaktuara garuesi duhet të llogarisë me një gjobë prej 200 Fr. Gjobë kjo e cila duhet t`i paguhet Kryesisë së Shoqatës.

Neni 18

E drejta e Ankesës :

1. çdo Anëtar apo garues i pa kënaqur ose jo i bindur mund të ushtroj të drejtën e paraqitjes së Ankesës,e cila Ankesë e argumentuar duhet ti paraqitet me shkrim Kryetarit të Komisionit vlerësues brenda nje afati 7 ditorë.

2. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit vlerësues si organ i shkallës së parë duhet ta shqyrtojnë në mënyrë të drejtë ankesën dhe konform Rregullores të marrin vendime,dhe të njoftohet me shkrim Pala e pakënaqur.Për raste më të vështira ankesa detyrimisht kalon në shqyrtim të Kryesisë së Shoqatës si Organ i shkallës së dytë, që merr vendime përfundimtare dhe të pakontestueshme.

3. Kryesia është e obliguar që Ankesën e parashtruar ta shqyrtojë në mënyrë të drejtë në një afat kohor prej 4 javësh.Gjithashtu Kryesia, është e detyruar që personin në fjalë ta njoftojë me shkrim për shqyrtimin e ankesës dhe për vendimet e marrura në një afat kohorë prej 5 Javesh.

Neni 19

Anëtarësimi/Largimimi

1. Anëtarësimi në Shoqatën “ILIRIA” mund të bëhet përmes plotësimit të Formularit në Web-Faqen e Shoqatës ose paraqitja në Kryesi.Anëtarët e rinjë marrin statusin e anëtarit vetëm atëherë kur t`i kenë përmbushur të gjitha obligimet proporcionale ndaj Shoqatës.

2. Largimi nga Shoqata mund të bëhet në mënyrë vullnetare dhe në çdo kohë, por pa të drejte kthimi të mjeteve me të cilat është paguar anëtarësia.

3. Anëtarët me status të rregullt në Shoqatë pas largimit të tyre në mënyrë vullnetare, riantaresimi i tyre mundë të bëhet vetëm pasi të kanë kaluar 3 vjet nga data e largimit të tij nga Shoqata.

4. Personat të cilët anëtarësohen në shoqatën “ILIRIA” duhet ti pranojnë Rregulloret dhe Statutin ,dhe t`ju përmbahen dispozitave të tyre.

Neni 20

Paraqitja nëpër Ekspozita

1. Secilit anëtar të Shoqatës “ILIRIA” i lejohet që pëllumbat e tij t`i ekspozojë në çdo Ekspozitë të organizuar.Kultivuesit, të cilët marrin pjesë nëpër Ekspozita janë të obligua që shpenzimet t`i mbulojnë me mjete vetanake. Pëllumbat e ekspozuar duhet të paraqiten në emer të Kultivuesit dhe në emer të Shoqatës “ILIRIA” në mënyrë që të përfaqësohet edhe Shoqata “ILIRIA”

Neni 21

Pushimet Sezonale

1. Garat zhvillohen gjatë gjithë Periudhes Mars-Dhjetor duke i rezervuar Pushimet verore.Në rast se Kryetari i Komisionit Vlerësues konstaton se ka mungesë të anëtarve për ta zhvilluar Garën e caktuar atij i lejohet që në mënyrë të njëaneshme ta anulojë Garën e paraqitur.

Neni 22

Kundërvajtjtet diciplinore

1. Për çdo Kundërvajtje diciplinore të çfarëdo lloji, Kryetari i komisionit diciplinorë është i obliguar që t`i evidentojë dhe ti ketë nën menagjimin e tijë.

2. Kryesia e Komisionit diciplinor në bashkëpunim me Kryesinë e Shoqatës mund të marrë masa diciplinore për çdo person që bie ndesh me dispozitat e kësaj Rregullore.Në raste ekstreme edhe masa ndëshkuese me prejashtim të menjëhershëm nga Shoqata pa kurfar kompenzimi.

3. Vendimet për masa diciplinore varësisht prej rastit,propozohen nga anëtarët e dy kryesive dhe mirren vendime të menjëhershme,të cilat vendime që nga ai moment janë të plotfuqishme.

Neni 23

Ranglista e pëllumbave garues

1. Ranglistën e pëllumbave garues e radhitë Kryetari i Komisionit vlerësues i cili njëkohësisht posedon edhe Fletvlerësimet e Garave në përgjithësi.

Neni 24

Përfundimi i Sezonit garues

1. Në Vikendin e dytë të muajit Dhjetor përfundon edhe Sezoni garues dhe pas gjithë kësaje organizohet edhe Ahengu i Shoqatës, në të cilin ndahen Shpërblime për tri vendet e para njekohësisht ndahen edhe mirënjohjet dhe gjësendet tjera për vendin e 4 dhe të 5të.

2. Ahengu duhet të organizohet më së largu deri në fund të muajit Janar.Për organizimin e Ahengut dhe blerjen e Trofeve dhe gjithqka tjetër duhet të mirret Kryesia e Shoqatës.

3. Të gjitha shpenzimet rreth Shoqatës duhet të mbulohen nga Fondi i Shoqatës.

4. Kryesia e re zgjidhet gjatë mbajtjes së Ahengut.

Neni 25

Zbatimi i rregullores

1. Para kësajë Rregullore të gjithe anëtarët e shoqatës “ILIRIA” janë të barabartë qoftë edhe ata në udhëheqësi dhe si të tillë trajtohen të gjithë konform Rregullores.

2. Ambiciet personale dhe grupore janë rrepsisht të ndaluara.

3. Kjo Rregullore i përket Legjislativit të Shoqatës “ILIRIA” e cila është e punuar dhe përpiluar nga legjislativi i kësajë Shoqate dhe për zbatimin e kësaj Rregullore në përpikëri do të kujdeset Kryesia e shoqatës “ILIRIA” Kjo Rregullore është e mbrojtur me Ligjë dhe për qdo keqpërdorim apo manipulim të mundshëm,nga Kryesia e Shoqatës mund të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet sipas Librit të Ligjeve Zvicërane STGB.

4. Rregullorja është e punuar që të mbrohet edhe në mënyrë Institucionale.

Neni 26

Miratimi i Rregullores së përgjithshme

1. Të gjitha Nenet dhe pikat e kësaje Rregullore të përgjithshme janë të shqyrtuara mirë dhe të miratuara nga të gjithë anëtarët me Status të rregullt për vitin 2014 në Shoqaten “ILIRIA” .Dhe si e tillë është e plotfuqishme.

2. Të gjitha Vendimet dhe Veprimet në Shoqatë duhet ti kenë për bazë dispozitat e kësajë Rregullore.

3. çdo ndryshim i kësaj rregullore mund të bëhet vetëm me ¾ e Votave të legjislativit të Shoqatës „ILIRIA“