Rregullore Diciplinore

Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

Hartimi i kësaj Rregullore Disciplinore ka për qëllim vetdijësimin dhe edukimin e Anëtareve të Shoqatës dhe mbrojtejen e Vlerave të përgjithshme të Shoqatës.Njekohesisht masat disciplinore janë të domosdoshme për respektimin e Rregullores së përgjithshme dhe Statusit te Shoqatës.

Neni 2

Për çdo Kundërvajtje diciplinore para se të mirren Vendimet për ndëshkime duhet të mirren parasyshë të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat egzistojne në raste konkrete.
Posaqërisht;Pesha,Pasojat,Qëllimi,Ndikimi,Motivi dhe Shkalla e Kundërvajtjes Diciplinore.Gjithashtu,duhet të mirret parasyshë edhe sjelljet e mëpareshme të kryerësit të Kundërvajtjes Diciplinore,qëndrimi ne Shoqatë dhe vetitë morale te kryerësit.

Neni 3

Kundërvajtjet, të cilat kryhen në rrethana jo të qëllimshme dhe pa dashje dhe nuk kanë pasoja të posaqme, atëherë mirren parasyshë procedurat lehtësuese ndaj kryerësit të Kundërvajtjes Diciplinore.

Neni 4

Kundërvajtjet, të cilat konsiderohen se janë kryer me vetëdije të plotë dhe kryerësi i Kundërvajtjes Diciplinore ka vepruar me vendosmeri, këmbëngulesi dhe nuk ka asnjë arësye lehtësimi,ose Kundervajtja ka shkaktuar pasoja të rënda, atëhere mirren parasyshe procedurat renduese ndaj kryerësit te Kundërvajtjes Diciplinore.

Neni 5

Procedurën për kundërvajtje Diciplinore e fillojnë dhe ndëshkimet i shqiptojnë Organet Diciplinore kompetente.si shkallë e parë.Kurse në Raste të rënda involvohet edhe Kryesia e Shoqatës,si shkalle e dytë në mënyre që të mirren vendime sa më meritore,dhe të pa kontestueshme.

Procedurat Diciplinore mund të inicohen

  1. Me Kërkesë të Kryesisë apo Anëtarëve të sajë.
  2. Me Raportin e Kryetarit të Komisionit Diciplinor.
  3. Me Kërkesë të Anëtarëve të Komisionit Diciplinor.
  4. Me fletëparaqitjen e Arbitërve.
  5. Me reklamimet brenda dhe jashtë Shoqatës.

Neni 6

Regjistrin e ndëshkimeve e udhëheqë Organi kompetent diciplinor dhe mbanë nën vëzhgimë zbatimin e ndëshkimeve.

Neni 7

Shqiptimet e çdo vendimi mbi ndëshkimin duhet të shpallen përmes informatës zyrtare të Organit kompetentë.

Neni 8

Në vendimin e Organeve kompetente duhet të sqarohet juridikisht Kundërvajtja Diciplinore,të bazohet dhe arsyetohet marrja e vendimit,njëkohesisht të caktohet fillimi i ndëshkimit. Njoftimi duhet të bëhet me shkrim.

Neni 9

Organet e shkallës së dytë, përkatesisht Kryesia e Shoqatës kanë të drejtë veprimi mbi vendimet e marrura nga Komisioni Diciplinor dhe mund të bëjne këto ndryshime :

  1. Ta vërteojnë Vendimin
  2. Ta ndryshojnë Vendimin
  3. Ta anulojnë Vendimin
  4. Ta rëndojne apo ta zbusin Vendimin.

Neni 10

Asnje kryes Kundervajtje Diciplinore nuk mund të ndëshkohet pa u marrë në pyetje dhe pa u sqaruar rrethanat e kundërvajtjes.

Neni 11

Nëse kryesi i Kundërvajtjes nuk paraqitet dhe refuzon dy ftesa të rrëgullta të organit kompetent, atëhere vendimet mirren edhe pa prezencën e kryerësit te kundërvajtjes.me apo pa pelqimin e kryerësit të kundërvajtjes.

Neni 12

Zbatimi i masave diciplinore ushtrohet:

  1. Ndaj Udhëheqësise së Shoqatës.
  2. Ndaj Kryesive të Komisioneve.
  3. Ndaj Komisionerëve.
  4. Ndaj Anëtarëve me status të rregullt në Shoqatë.
  5. Ndaj Autorëve jashte Shoqatës, të cilët mund ta dëmtojne rënd Shoqatën

Neni 13

Ndëshkimet e parapara.

  1. Vërejtje me gojë dhe shkrim
  2. Dënim me Para
  3. Ndalim për përcjelljen e Garave
  4. Ndalim për të garuar
  5. Përjashtim nga Shoqata
  6. Përjashtim nga Federata Zvicërane
  7. Paraqitje në Gjykatë dhe ndjekje penale

Neni 14

Masat Diciplinore ndaj udhëheqësise së Shoqatës:

Udhëheqësia e Shoqatës është e obliguar detyrimisht t`i respektojë Dispozitat e të dyja Rregulloreve dhe Statutit të Shoqatës.Në të kundërtën, masat Diciplinore zbatohen sipas Neneve të Rregullores Diciplinore.

Neni 15

Ndëshkimi me Vërejtje:

çdo Anëtari mund ti tërhiqet Vërejtja nga Organet drejtuese të Shoqatës me goje apo me shkrim që t`i bëhet e ditur Kundërvajtja Diciplinore.Në rastë përsëritjes së gabimeve mirren parasysh masat më të rrepta diciplinore sipas neneve të rregullores.

Neni 16

Ndëshkimet me para prej 50 deri 500 Fr.

Mospjesmarrja pa arsye në Mbledhjet e Kryesisë 50.Fr.

Mos marrja parasysh e vërejtjes 100 Fr.

Paraqitja arrogante dhe jo konstruktive në mbledhje 200 Fr.

Ndikimi te anëtaret e tjerë për vendime në mbledhje 300 Fr.

Mos serioziteti i kryerjes së detyrës zyrtare 400 Fr.

Manipulimi i Dokumenteve zyrtare 500 Fr..

Marrja e Mitos 500 Fr.

Neni 17

Ndalimi për të Garuar dhe përcjelljen e Garave

Për çdo anëtar të kryesisë, të cilët pas shqiptimit të ndëshkimit me para nuk vedijesohen
ju ndalohet e drejta për të garuar dhe përcjellje të garave per 3 muaj.

Neni 18

Përsëritja e Kundërvajtjes.

Pas kalimit të afatit të ndalesës kryerësi i kund¨rrvajtjes mbetet nën vëzhgim për 1 Vit. Në raste përsëritje të kundërvajtjes brenda nje Viti Anëtari ndëshkohet prej 6 muajve deri në 1 Vitë me të njejtën masë diciplinore.Periudhe kohore kjo, të cilën e vendosë kryesia e Shoqatës.
Përsëritja e shumfishtë e Kundërvajtjeve Diciplinore, qofshin ato edhe më të lehtat e ngarkon kryerësin me ndëshkime më të rrepta sipas nenit 13 pika 3 dhe 4.

Neni 19

Mospërfillja e vendimeve të marrura

Anëtaret e Kryesisë së Shoqateë, të cilët nuk i respektojne vendimet e marrura nga 4 anëtaret e tjerë ju hiqet imuniteti si anëtare i kryesisë dhe i njejti zëvëndesohet me një person tjetër të propozuar nga kryesia në një mandat të përkohëshëm deri në zgjedhje të reja

Neni 20

Prejashtimi nga Shoqata.

Keqpërdorimet e detyrës zyrtare rezultojnë me prejashtim të menjëhershëm nga kryesia e Shoqatës, në raste më të rënda edhe me prejashtim nga Shoqata.

Neni 21

Prejashtimi nga Shoqata dhe Federata Zvicrrane

Për Dëmet e shkaktuara ndaj Shoqatës dhe Anëtarëve të Shoqatës “ILIRIA” të çfarëdo lloji qofshin ato, Materiale apo të tjera, rezultojnë me prejashtim të menjëhershëm nga Shoqata dhe Federata Zvicrane, duke mbajtur edhe përgjegjësinë për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara.

Neni 22

Kallximet Penale

  1. Kallximet penale bëhen në raste të veqanta kur Anëtari i kryesisë tregohet i pa ndërgjegjshëm dhe shkakton këto kundervajtje diciplinore.
  2. Keqpërdorimi i Bugjetit të Shoqatës
  3. Keqpërdoromi i Statutit dhe Rregulloreve të Shoqatës
  4. Keqpërdorimi i Emrit të Shoqatës
  5. Keqpërdorimi i Llogos të Shoqatës
  6. Keqpërdoromi i Web-Faqes Zyrtare të Shoqatës
  7. Fyerjet dhe sulmet Fizike brenda Shoqatës
  8. Nxitja dhe përqarja brenda Shoqatës.
  9. Dëmtimi i Autoriteteve të Shoqatës brenda dhe jashtë sajë.

Neni 23

çdo Anëtar i Kryesisë së Shoqatës, i cili bën Kundërvajtje nxitjeje është i barabartë me kryerësin e Kundërvajtjes së caktuar dhe ndëshkimet janë të njejta.

Neni 24

Masat Diciplinore ndaj Anëtarësisë së gjërë

Për të gjithë Anëtarësinë me status të rregullt në Shoqatë egzekutohen të gjitha pikat e Nenit 13

Neni 25

Ndëshkimi me Vërejtje:

çdo Anëtari mundë t`i tërhiqet Vërejtja nga Organet drejtuese të Shoqatës me gojë apo me shkrim, që t`i bëhet e ditur Kundërvajtja diciplinore.Në rastë përsëritje të veprës mirren parasyshë masat më të rrepta diciplinore sipas rregullores.

Ndëshkimet me Para per Anëtarët e rëndomte prej 50 deri 400 fr

  1. Vonesat e pa arsyeshme për fillimin e Garave 50 Fr.
  2. Pengimi i punës së Kryetarit të Komisionit të Garave 100 Fr.
  3. Mos respektimi i Afatave në raste ndalese për Pëllumbat garues 200 Fr.
  4. Mos përfillja e dispozitave të Rregulloreve 300 Fr.
  5. Manipulimi i Unazave të Pëllumbave garues 400 Fr.

Neni 26

Ndalimi për të Garuar dhe përcjelljen e Garave

Për çdo anëtare të cilet pas shqiptimit të ndëshkimit me Para nuk vedijesohenju ndalohet e drejta për të garuar dhe përcjellje të garave për 3 muaj.

Neni 27

Përsëritja e Kundërvajtjes.

Pas kalimit të afatit të ndalesës Kryerësi i Kundërvajtjes mbetet nën vezhgim për 1 Vitë,në raste përsëritje të kundërvajtjes brenda 1 Viti Anëtari ndëshkohet prej 6 muajve deri në 1Vitë me të njejtën masë diciplinore.Periudhë kohore kjo, të cilën e vendosin Organet gjegjëse.
Përsëritja e shumfishtë e Kundërvajtjeve Diciplinore qofshin ato edhe më të lehtat ngarkon kryerësin me ndëshkime më të rrepta sipas nenit 13 pika 3 dhe 4.

Neni 28

Ndëshkimet me largim nga Shoqata dhe Federata Zvicërane

  1. Sjelljet jo njerëzore gjat zhvillimit të garave
  2. Fyerjet dhe nënqmimet e Anëtarëve të Shoqatës
  3. Sulmet fizike ndaj Anëtarëve të Shoqatës
  4. Ofrimi i mitos për Arbitërit
  5. Dëmtimi i çfardo lloji i Shoqatës

Neni 29

Kallximet Penale për Anëtarët e rëndomte

  1. Sulmet Fizike ndaj Anëtarëve të Shoqatës
  2. Dëmtimi i qfardo lloji i Shoqates

Neni 30

Të gjithë Anëtarët e Shoqatës “ILIRIA” janë të obliguar detyrimisht që ta respektojnë njëri tjetrin dhe mos të krijojne situata të palakmueshme.

Neni 31

Kundërvajtja Diciplinore mbetet në tentim kur kryerësi me vetëdije te plote e fillon atë por njekohesisht nuk shkaktohen dëme dhe kryerësi pendohet duke kerkuar falje me shkrimë.

05.05.2014 Shoqata “ILIRIA”