Pëllumbi Akrobatik Rrotullues i Kosovës

Rrotulluesi i Kosovës,i njohur edhe si Dyneku i Kosovës është një racë në vete dhe shum karakteristike. sa i përket Gjenezës,nga njohësit e pëllumbave trajtohet në mënyra të ndryshme.Disa mendojnë se është pëllumbë autoktonë i Kosovës,disa mendojnë se e ka prejardhjen nga Turqia dhe disa të tjerë mendojnë se gjat pushtimit të trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane bashk me ta kishte ardhur edhe Roleri-Oriental ku më vonë do të kryçëzohet me pëllumbat autoktonë të Kosovës dhe do të standartizohej një racë e re dhe e pastër e rrotulluesve, Pëllumbi Akrobatik Rrotullues i Kosovës.Por e vërteta është se as njëherë nga askush nuk është dokumentuar saktësisht se nga kur daton dhe ku është Gjeneza e këti pëllumbi të mrekullueshëm. Edhe pse janë bërë testime dhe prova të ndryshme,kjo edhe sot mbetet Mister në vete.E rëndësishme është se ky pëllumb ëshë shum i vjetër në Kosovë dhe si i tillë trajtohet.Në Dekadat e fundit Kultivuesit kosovarë kanë arritur të standartizojnë një Pëllumb shum specifik i cili dallohet nga të gjithë pëllumbat rrotullues të Botës. Kultivuesit kosovarë gjithmonë janë munduar çë ti eliminojnë vetitë negative të tijë dhe kanë përmirësuar ato pozitive.Veçori e Këti pëllumbi është shkathtësia e fluturimeve tejet të ndërlikuara dhe mundësia e rrotullimit në krahun e majtë dhe atë të djathtë.Për shum kultivues pëllumbash të ciliët nuk i njohin vetitë e këti pëllumbi,është e paparashikueshme një gjë e tillë.Zakonisht për fluturim ky lloj i pëllumbave lëshohet me 1 apo më shumë pëllumba përcjellës.Ky lloj pëllumbi rrotullues llogaritet si pëllumbi më i avancuar dhe më i dashur,dhe çë kultivohet më së shumti në Kosovë.Ky lloj i Pëllumbit është shum i njohur edhe në Evropë pasi çë nga fillimi i viteve të 90ta Emigrantët shqiptarë nga Kosova kishin sjellur me vete në evropë,dhe sot e asaj dite ruhet dhe kultivohet me gjelozi dhe prezentohet si rrotulluesi i Kosovës nëper Ekspozita të ndryshme.Karakteristikë e këti pëllumbi është se ka një fluturim të shpejtë drejt Qiellit duke u ngritur në një lartësi mesatare prej 200-400m,dhe duke u stabilizuar mbi Kotecin nga i cili ai është lëshuar për fluturim dhe pret sinjalin e kultivuesit për ta filluar rrotullimin dhe aterimin kundrejt tokës.Rrotullimi bëhet me Krahë rreth Boshtit truporë duke u rrotulluar i tëri.Rrotullimi paraçitet në disa forma si psh.Rrotullimi në formë Topi,Rr. në formë Spiraleje Rr. në formë Disku dhe Rr. në formë Koni.Ky lloj pëllumbi është shum i dëgjueshëm dhe Trajnohet lehtë,pasi të ketë mbushur 3 Muaj mund të fillohet me trajnimin e tijë.Faza përfundimtare e trajnimit arrihet mbrenda një sezone,mirpo këta pëllumba nuk janë të gjithë njësojë kështu çë trajnimi përfundonë në periudha të ndryshme kohore. Pëllumbi Akrobatik Rrotullues për të filluar Manovrimet rrotulluese duhet të jetë i njohur mirë me Kotecin dhe Ambientin rreth e rrotull,dhe nuk duhet të jetë i shçetësuar apo i frikësuar nga shpendët grabitçarë.

Përshkrimi i Racës:

Standarti:Sçep,Krahë dhe Bisht të gjatë dhe arrinë një gjatësi prej 30-35cm.
Koka:ka formë Harkore dhe është e shtypur në pjesën e syve.
Syri:i Bardhë me rrema,i zi jo shum i theksuar,dhe laroshë(bardh e zi).
Çafa:Harmonizohet në mënyrë perfekte me Shpinën dhe Krahrorin.
Gjoksi:ka një gjërësi të përafërt me Krahët e paluar dhe dallohet mirë.
Shpina: Paraçet një vijë të drejtë Horizontale.
Krahët : janë të gjatë,gati të barabartë me gjatësinë e bishtit.
Bishti : është i gjatë dhe i gjërë dhe numëronë 13-16 Pendë të barabarta.
Këmbët : kanë një gjatësi mesatare dhe pa pupla.
Ngjyra : Pëllumbi Akrobatik rrotullues mund të haset në shum ngjyra dhe ngjyra të përziera.

Të metat:

Të metat e këti Pëllumbi çë nuk i preferojnë kultivuesit janë: Gjat rrotullumit ndrrimi dhe prishja e figurës rrotulluese,Sytë e kuq dhe këmbët me pupla.

„ILIRIA“ 04.10.2014