Pëllumbat Përcjellës të Kryçëzuar

Për ti trajnuar Pëllumbat Akrobatik Rrollutullues të Kosoves gjithmonë jan përdorur edhe pëllumbat percjellës,detyra e të cilëve është për ta ngritur pëllumbin rrotullues në lartësinë e duhur dhe për ta mbajtur atë në një fluturim rrethorë mbi Kotecin e Kultivuesit. Pëllumbat percjellës duhet kenë disa Veti si:të jenë të dëgjueshëm,të shpejtë në fluturim dhe duhet të ulen në tokë mbrenda një kohe të shkurtër. Kultivuesit duke parë rëndësinë e një pëllumbi të mirfilltë përcjellës,ata filluan të hulumtojnë dhe të eksperimentojnë për të arritur deri të një pëllumbë i tillë. Ata kryçëzuan disa raca të pëllumbave si P.sh. Gjyljen e Kosovës me Lartëfluturuesin e Vjenës,Lartfluruesin e Budapestit, Pëllumbin Gjatfluturues Anglez edhe duke mos e prejashtuar edhe Akrobatikun e Kosovës.Pas të gjitha këtyre kombinimeve 2/1, 1/2, 2/3, 3/1 etj.Kultivuesit Kosovarë kan arritur të nxjerrin në Dritë një pëllumbë të kryçëzuar me shkathtësi të jashtzakonshme dhe të cilat i përshtaten më së miri kultivuesve për ti trajnuar pëllumbat rrotullues.Duke marr për bazë prejardhjen e këtyre pëllumbave ata nuk kanë Standart dhe nuk njihen si Racë e veqçantë por në trajtën popullore njifen si pëllumba melezarë. Ky pëllumb ka një ndërtim në vete trupor dhe nuk i përngjanë asnjërit grup të pëllumbave të kryçëzuar të lartpërmendur.Pëllumbi përcjellës i kryçëzuar haset te të gjithë kultivuesit e pëllumbave akrobatik rrotullues.

„ILIRIA“ 20.Sep.2014