Historiku i Shoqatës

Çë nga vitet e 90ta Emigratët shqiptarë nga Kosova kanë filluar me kultivimin e pëllumbave në Zvicër.Si fillestarë ata kultivonin individualishtë raca të perziera vetëm si Hobi dhe për shkak të pasionit që kishin ndaj pëllumbave. çë nga 97-98ta ky numër i kultivuesve filloi të rritet, dhe në atë kohë në masë të madhe filloi edhe kultivimi i Pëllumbit Akrobatik Rrotullues të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe dy kultivuesve nga Zvicra Franqeze ju kishte lindur idea për themelimin e një Shoqate për Pëllumbat Akrobatik Rrotullues të Kosovës. Në vitin 2003 ishte mbajtur edhe Takimi i parë diku në Luzern ku ishin tubuar shum kultivues, por në takim nuk u arrit asgjë në drejtim të themelimit të shoqatës, pasi nuk ishin të pëlçimit të gjithë kultivuesit për këtë iniciativë. Përkushtimi ndaj pëllumbave gjat viteve nuk u shua asnjëherë, për kundrazi vetëm se rritej më shumë dhe shtoheshin kultivuesit. Herë pas here kishte edhe prezentime te pëllumbave në mënyre shoqërore. Kultivuesit e pasionuar nga ky sport nuk heshtën asnjë herë për ta themeluar një shoqatë. Në fillim të vitit 2006të themelohet shoqata e parë e pëllumbave shqiptarë në Zvicër e quajtur „DARDANIA“. Kjo shoqatë rreth vetes mblodhi një numër të kunsiderueshëm të kultivuesve dhe simpatizantëve të këti sporti.

Kështu vazhduan me aktivitetet e tyre deri në fundë të vitit 2008të ku në një garë në Losanë paraqiten mosmarrëveshje dhe erdhi deri te ndarja e shoqatës në 2 grupe.Shoqata „DARDANIA“rrotulluesi-dardan vazhdoi të punojë me sinqeritet dhe të zhvillohet deri në maksimum, duke u anëtarësuar edhe në Federatën Zvicërane të pëllumbave të racës, dhe duke marr pjesë edhe nëpër ekspozita të ndryshme ndërkombëtare të pëllumbave të racës. Shoqata në gjirin e saj kishte kultivuesit më të mirë dhe rezultatet më të mira të garave. Kështu vazhdoi deri në fund të vitit 2013të, Gjatë mbajtjes së Ahengut të shoqatës i cili ishte organizuar në Bern një aktivist i cili kishte në menagjim edhe Web-Faqen e shoqatës dhe kishte ndikim vendim-marrës te disa persona paraqiti kërkesën për ndarjen e shoqatës në 2 degë, me arsyetim se pozita gjeografike e anëtarëve ishte shum e largët dhe vështirsonte përcjelljen e garave,pozit kjo që gjat 8 viteve radhazi nuk paraqiste asnjë problem.Kërkesa e paraqitur shokoi pjesën dërmuese të anëtarve dhe ishte e papranueshme, por kultivuesi në fjalë këmbëngul në kërkesën e tij, i cili pran vetes kishte organizuar edhe disa anëtarë të tjerë, gjë kjo që e pamundësoi bashkëpunimin e mëtutjeshëm. Shoqata pa dashjen e shumicës së anëtareve u nda në 2 grupe. Domosdoshmërisht kërkohej një marrëveshje për të ecur më tutje, pas disa përpjekjeve u vendos që nga të dyja grupet të formohet nga një delegacion, gjë që edhe ndodhi. Në një takim në Bernë u arrit një marrëveshje. Për arsye teknike pasi çë personi i cili kërkoi ndarjen e kishte të regjistruar shoqatën në komunën e tij dhe emri Dardania ishte poashtu i regjistruar në Federatën Zvicërane të pëllumbave të racës, dhe në rastë se ndryshoehej diçka mund të vinte deri te prejashtimi nga Federata dhe shuarja përfundimtare e emrit dhe web-faqes së shoqatës Dardania. Përfaqësuesit e Anës tjeter duke pasur parasyshë këto gjëra nuk dëshironin që shoqata me emrin Dardania të pësonte pasi çë kishin kontribuar shumë, dhe kohë të gjatë për këtë shoqatë. Dhe nuk ishte në interes të Shqiptarëve në Zvicër të ndodhte një gjë e tillë, kështu çë përfaqësuesit e grupit në fjalë burrërisht vendosën që Emri Dardania, Web-Faqja dhe Llogoja të mbeten te grupi i cili kërkoi të klanizohet ndërsa gjësendet tjera dhe Bugjeti të mbtet te grupi tjetër.

Më datën 08.02.2014 në Bern u takuan pjesa dërmuese e ish anëtarëve të shoqatës Dardania pjestarë këta të cilët nuk dëshironin të jenë pjesë e kamuflimeve të ndryshme. Në këtë mbledhje u vendos që të themelohet një shoqatë e re ku pran së cilës do të jenë anëtaret më të devotshëm dhe më me perspektivë. Njëzërit u themelua shoqata e re e quajtur „ILIRIA“. Gjat kësajë mbledhje u vendos edhe për Llogon e shoqatës pasi që anëtarët ishin thirrur të përgaditur. Shoqata „ILIRIA“ është funksionale dhe më e avancuara në Zvicërr duke marr për bazë anëtarësimin e sajë në Federatën Zvicërane të Pëllumbave të Racës qysh në fillim të themelimit të sajë, dhe të arriturat e anëtarëve të sajë gjatë viteve si kultivuesit më të avancuar në Zvicër çë Shoqata „ILIRIA“i mbanë në vete.

Historiku i Shoqatës „ILIRIA“ u hartua në koordinim të plotë me Anëtarët e shoqatës dhe atyre çë ishin aktivë çë nga vitet e 90ta vetëm e vetëm të thuhet e vërteta.

20.02.2014 Shoqata „ILIRIA“