Gjylja e Kosovës

Gjylja Kosovare është Pëllumbë çë bën pjesë në grupin e pëllumbave të vogël dhe është anëtarë i Familjes së pëllumbave çë në Evropë njihen si raca e pëllumbave Mövchen.Nga njohësit e pëllumbave thuhet se ky pëllumbë është me gjenezë Aziatike më saktësisht është pëllumb Autoktonë i Anadollit i cili në evropë ka ardhur në fillim të shekullit XVII dhe është shpërndarë në shumë shtete të Evropës dhe në Ballkan,si në Turqi dhe në viset e sotme Shqiptare.Edhe në Kosovë sikurse në shtetet tjera ky pëllumbë i bukur ka pasur fatin të ruhet dhe të kultivohet me shekuj.Dallimet e këti pëllumbi nga familja e tijë Mövchen janë se para shum kohe është kryçëzuar me pëllumbat Autokton të Kosovës,dhe është standartizuar një Gjylje shum e bukur dhe e shkathët për fluturim e cila nga forma e ndërtimit të Trupit dallon paksa nga Gjyljet tjera të ballkanit dhe Evropës.Gjylja e Kosovës është një fluturuese e mrekullueshme dhe është në gjendje që disa herë radhazi të ngrihet lart në qiell dhe të ulet në tokë mbrenda një kohe të shkurtër,cilesi këto të cilat i zotëron Gjylja e Kosoves pa dyshim se një punë të madhe kann bërë edhe kultivuesit e Kosovës me vite të tëra.Por fatkeqësisht kohëve të fundit ky pëllumb i bukur është lënë disi pas dore dhe dita ditës është duke e humbur origjinalitetin e tijë.

Përshkrimi i Pëllumbit

Trupi: është i vogël, dhe elegant.
Koka: është mesatare dhe pa Xhufkë.
Sytë. janë zakonisht ngjyrë kafe të errët,por ka edhe me sy të kuçërremtë.
Sçepi: ka një gjatësi mesatare dhe është i trashë.
çafa: është e shkurtër e trashë ku në pjesën e përparme ka pupla të hapura dhe të nxjerrura jashtë.
Krahët:janë relativisht të shkurtër dhe të paluar mirë në trup dhe bishtë.
Bishti: është mesatarisht i shkurtër dhe pak më i gjatë se Pendët e Krahëve.
Këmbët: Janë të shkurtëra.
Ngjyra: Gjylja e kosoves paraçitet në ngjyra të ndryshme.Por më të preferuara janë ngjyra e zezë,e kuqe,e kaltërt,e verdhë e mbyllur dhe pembe të cilat mbulojnë vetëm pjesën e krahëve,kurse pjesa tjetër mbetet e bardhë. Unaza 7mm