Protokoli i mbledhjes 10.11.2018 në Interlaken

Protokoli i mbledhjes së Udhëheqsisë së Shoqatës 10.11.2016 në Interlaken


Prezent:
 Avni Muharremi
 Shaip Kurtaj
 Fadil sabedini
 Riza Rizahi


Pikat e diskutimit


• Shqyrtimi i Bugjeti

Fadil Sabedini i prezanton Bugjetin anëtarve të Kryesisë dhe i njofton lidhur me pagesën e antarve dhe detyrimet tjera ndaj shoqatës.

• Detyrimet e Sadat Sinanit ndaj Shoqatës

Kryesia e Shoqatës merr vendim që Sadatit ti ulen detyrimet ndaj shoqatës për arsye se i njejti nuk ka zhvilluar as një garë ne vendin e tij të banimit. Sadati i detyrohet Shoqatës vetëm nga 50Fr. për 3 vite dhe 100 Fr. denim për dështimin e garës të cilën e mbajti te A. Muharremi. Gjithsej 250 Fr. Detyrime.

• Ndrrimi i Aparatit matës

Pasi që R.Rizahi kishte porositur një Aparat matës mbetet që ai të testohet në shoqatë dhe nëse i plotëson kushtet i njejti të porositet edhe për shoqatë.

• Standartet e Pëllumbit rrotullues dhe të Gjyljeve të Kosovës

Kryesia diskutoj për Standartet në raport me Federatën zvicërrane të pëllumbave të racës.

• Mbledhja e Federatës në Yverdon

A.Muharremi arsyeton mospjesmarrjen e Përfaqësuesve të shoqatës në mbledhjen e fundit të Federatës.